Të gjitha tekstet brenda njësive mësimore mund ti lexojmë në të njejtën mënyrë. Tekstet mësimore bëhen në atë mënyrë, ku kapitujt e ardhshëm të ndërlidhen me kapitujt paraprak si dhe njësitë mësimore, të cilat i përkasin një kapitulli. Për kët shkak temat mësimore janë të rënditura në atë mënyrë, ku nxënësi edhe pse ka munguar mund ti mësojë njësitë mësimore në shtëpi në bazë të numrave rëndorë. Nxënësi mund të kërkojë ndihmë nga mësuesi.
Teksti i leximit është menduar të lexohet me zë të lartë. Teksti i leximit mund të jetë edhe një dialog, pra një dialog mes njerëzve. Shpesh dialogu shoqërohet me situata të ndryshme. Kur teksti lexohet me zë, përftohet një model i formës së shqiptimit. Leximi me zë të lartë të ndihmon edhe të kujtosh fjalët, shprehjet dhe strukturat.
Fotografitë e bashkangjitura me tekstin mësimorë na ndihmojnë ta kuptojmë situatën, për të cilën flitet. Teksti i leximit dhe dialogu shërbejnë gjithashtu si modele për aspektin e të shkruarit, shkrimit dhe të folurit.
Leximi i tekstit përdoret për të mësuar
- fjalorin e përgjithshëm (jeto, definitivisht)
- fjalor lidhur me situatën ose zonën e caktuar (këndi i lojërave )
- thëniet e ndryshme (argëtohuni) gramatika ( psh,nuk e kam)
- strukturat (ka fëmijë që luajnë)
- të kuptosh pikat kryesore të tekstit në mënyrë që të mos kesh nevojë të dish kuptimin e çdo fjale.
- përshkrimi i vetë mjedisit jetësor.