Si ta mësojmë gjuhën dhe letersinë finlandeze dhe gjuhën finlandeze-S2 (1)

Gjuhën finlandeze e studiojnë në të gjitha lëndët mësimore.Në të gjitha lëndët mësimore nxënësit mësojnë mënyra të ndryshme për tu shprehur, të cilat janë tipike për lëndën.Për shembull në lëndën e biologjisë dhe kimisë mësojmë për të analizuar dhe për ta bërë raportin, kurse në lëndën e amvisnisë e mësojmë për ta analizuar udhëzuesin ushqimorë. Në të gjitha lëndët mësimore kemi të bëjmë me fjalorin e vet të veçantë, i cili ndryshon nga fjalori i përditshëm. Për shembull, drita do të thotë ndryshe në jetën e përditshme në krahasim me lëndën e  fizikës. Në lëndët e ndryshme nxënësit apo studentët mësojnë fjalorin dhe mënyrën e përbashkët të të shprehurit thuajse  për të gjitha lëndët, të ashtuquajturin fjalor të fushave të dijes, në dallim me gjuhën akademike, e cila i ka karakteristikat e veta, të cilat dallojnë nga gjuha e përditshme. Për shembull, ”ajo që i parapriu ngjarjeve dhe ajo që çoi në ngjarje” do të shprehej në gjuhën e përditshme si ”ajo që ndodhi më parë dhe çfarë ndodhi më pastaj.Gjuha akademike mbizotron në të gjitha lëndët mësimore, sepse për te kemi nevojë edhe më vonë, studimeve në shkollën e mesme dhe univerzitet.