Si të pregaditemi për provim nga gjuha dhe letërsia finlandeze?

  1. Lexo kapitujt dhe temat mësimore disa ditë  me radhë, pjesë pjesë. Shkruaj thelbin e mësimit, lista  për ti mbajtur në mendje, vizato tabela krahasuese, diagrame etj. Sigurohuni që ti kuptoni njësitë mësimore dhe fjalorin e tyre. Plotësoni aftësitë tuaja duke shqyrtuar shënimet paraprake.
  2. Përsërit shprehjet dhe konceptet e mësuara deri tani dhe shkruaj ato në mënyrë të drejt, që mos të vendosen fjalët në vende të gabuara.
  3. Përsëriti detyrat nga gramatika duke ushtruar detyrat e pakryera dhe ato të kryera më herët.
    • Cila është domethënia e fenomenit gramatikor? Çfarë sjell fenomeni gramatikor në një fjalë apo frazë?
    • Cilit grup gramatikor apo fjali i takon ajo shprehje?
    • Nëse çështja lidhet me rënditjen e fjalës për të bashkrenduar fjalinë si psh, foljen në numrin njejës veta e parë dhe shumësi veta e tretë  dhe përshtatja e tyre me zanore dhe bashkëtingëllore
    • Çfarë ndryshimesh pësojnë fjalët në raste të ndryshme
    • Si ndryshon të shkruarit,të folurit dhe të shprehurit në raste të caktuara?
    • Nëse çështja që duhet mësuar lidhet me fjalitë: Çfarë lloj ndryshimesh ndodhin në të gjithë fjalinë kur ndodh fenomeni?  Shembull, ndryshimi i foljes në një fjali nëpohim dhe  mohim, po lexoj një libër – Nuk e lexoj librin.
  4. Përsëriti fjalët nga njësitë mësimore, dhe kështu do të dishë tu përgjigjesh më gjatë pyetjeve.
  5. Lexo tekste të ndryshme paraprakisht, nëse provimi e kërkon.
  6. Në detyrat e shkrimit dhe të të folurit, njihuni me kriteret e vlerësimit në mënyrë që të dini se çfarë është performanca më e mirë.