Gramatika ilustrohet dhe paraqitet gjatë të mësuarit me ngjyra dhe shembuj të ndryshëm. Rregullat gjithashtu duhet të memorizohen pra duhet mbajtur mend. Leximi i teksteve shoqërohet me ushtrime. Ushtrimet kanë të bëjnë me fjalët, strukturat dhe gramatikën që duhen mësuar. Për detyrat e shkrimit dhe të të folurit, gjithmonë mund t’i përdorni tekstet e librit si model. Gjuha (fjalori dhe strukturat si dhe gramatika), mësohet më së miri duke përsëritur proceset dhe duke i shqyrtuar, përdorur, si dhe sa më shumë që të jetë e mundur në kontekste të reja, si në të ushtruarit ne shkrimit ashtu edhe në të folur.