Informacioni rreth ushqimit dhe përbërësve jepen në formën e njohurive të përgjithshme. NJohuritë mund të paraqiten në formen e tabelave, diagrameve apo fotografive. Për shembull, imazhi i modelit të pjatës së përgjithshme merret me përbërjen e të ushqyerit të shëndetshëm. Shumë tekste brenda librit mundeni ti kuptoni lehtësisht nëpërmjet tabelave, fotografive, diagrameve etj.
Tekstet e lëndës së amvisnisë shprehin përveq pregaditjes së ushqimit, edhe njohuri tjera rreth ekonomisë familjare. Këto tekste janë tekste udhëzuese. Në ato tekste, mësohen edhe koncepte tjera, si materjalet e tekstilit, dhe kujdesi për to si dhe shenjat udhëzuese, të cilat tregojnë si duhet vepruar. Të mësuarit e kësaj lënde nënkupton koncentrim konstant dhe aktivizim.