Në orët mësimore të gjuhës finlandeze-2- njoftohemi me tekste të ndryshme, p.sh. lajmin, përbërjen e ti në të lexuar dhe në të shkruar. Së pari lexojmë, pastaj hartohen tekste të shkurta dhe të gjata, për të cilat tekste nxënësit sjellin shembuj dhe analizë për ti shpjeguar ato. Të kuptuarit e tekstit, dhe sjellja në pahë nga nxënësit, mvaret nga aspekti, se sa e njohin gjuhën, dhe sa e kan diapazonin e të shprehurit. Në fillim si ndihmë mund të jenë fjalë në formë shembujsh, si dhe ndryshimi në të shprehurit e fjalëve apo fjalive. Tekstet zbërthehen në pjesë të shkurta në bazë të shkathtësive që i posedon nxënësi. Shprehjet dhe paraqitja e dukurive nga nxënësit ushtrohet, duke u bazuar në tekste të ndryshme. Të shkruarit dhe të lexuarit mësohet edhe duke dhënë pyetje shtesë, apo shprehje nga fjalori i temës mësimore.