Edukata qytetare merret me dukuritë, strukturat dhe veprimtaritë e shoqërisë finlandeze. Të mësuarit e kësaj lënde përfshinë në mënyrë të gjerë çështje shumë abstrakte dhe koncepte. Këto çështje shpjegohën në atë mënyrë, ku merren shembuj konkret egzistues apo në formë dukurie, por konceptet e tilla gjat sqarimit në njësi mësimore nuk mundë të shihen. Këso koncepte si psh. demokracia apo barazia. Për të dyja mund të ipen shembuj të ndryshëm. Barazia psh. shpjegohet, se si të drejtat e burrave dhe grave janë të njejta.
Të mësuarit e tekstit mësimorë nënkupton të lexohet në shtëpi. Gjatë orës së mësimit mësuesi shpjegon gjërat më të rëndësishme, ku edhe kryhen detyra të ndryshme për të kuptuar thelbin e temës mësimore.Fotografitë dhe grafitet mundësojnë dhënjen e njohurive të reja.